Masakra me 8 viktima, ministri Fatmir Xhafaj niset drejt Vlorës

Një masakër e përmasave të mëdha ndodhi sot në fshatin Resulaj të Selenicës, në qarkun Vlorë ku një 24-vjeçar vrau 8 persona nga dy familje.

Ritvan Zykaj ka shuar dy familje me të cilët kishte lidhje fisnore për motive ende të paqarta ndërkohë ai është arratisur menjëherë pas krimit makabër.

Zona është rrethuar nga forcat speciale ndëkorhë polciiau ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm pasi personi është i rrezikshëm dhe i armatosur me kallashnikov.

Drejt Selenicës mësohet se ëhstë nisur edhe vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Ai do të drejtojë nga afër operacionin në ndjekje të autorit të krimit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU