Masakra e Drishtit/ Vrau dy vëllezërit, dorëzohet në polici autori

Dorezohet autori i vrasjes së dy vëllezërve ne Shkodër, shtetasi Esat (Aleksandër) Dushaj.
Pas dy ditësh operacion masiv,  negociatave të zhvilluara me autorin e krimit dhe garancisë per jetën  që autori mori nga policia, ai i’u vetë dorëzua forcave të policisë.

Mësohet se Dushaj kishte mundur të çante rrethimin e policisë në zonën e Shkodrës ku morën pjesë në operacion Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA.

Pasi ka çarë rrethimin, Dushaj udhëtoi drejt Tiranës aty ku edhe iu është dorëzuar forcave të policisë. Autori i dyshuar i vrasjes është lokalizuar tek sheshi Shqiponja në hyrje të Tiranës. Policia ka negociuar për disa orë, pasi ai ka kërkuar siguri për jetën. Pas negociatave ai u arrestua.

Dushaj vrau me armë zjarri, Abdullah dhe Skënder Shkëmbin më 2 janar pasi u refuzua për dhëndër të familjes.

 esat dushaj i arrestuar 2

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU