Dries Mertens ka marrë siguri nga Carlo Ancelotti se ai do të “luaj më shumë” për Napolin këtë sezon.Që nga lardhja e tij pas Maurizio Sarrit, Ancelotti e ka lënë më shumë në bankë Martens, duke e preferuar para tij Arkadiusz Milik, si një qendërsulmues tradicional.
“Është shumë e thjesht. Erdha më vonë nga Botërori, fola me trajnerin dhe ai me ka thënë se do të luaj më shumë në të ardhmen”, ka thënë Martens për gazetarët derisa është ftuar për Belgjikën në Kombëtare.“Roli i imë në skuadër nuk ka ndryshuar që nga Botërori. Ne kemi biseduar për situatën time.
Ancelottit i pëlqen mënyra si luaj dhe thjesht nuk mendoj që në këtë fazë të sezonit jam gati për të luajtur 90 minuta ndeshje”. “Do të dëshiroja që të luaja më shumë gjatë Kampionatit, por jam i lumtur me atë që arritëm së bashku. Gjëja më e rëndësishme e sollëm në shtëpi modalen e bronztë”, përgatiti “GazetaExpress”. (b.an)