Marrëveshja/ Meta: LSI tashmë një forcë politike që do të sfidojë PS dhe PD

Sa i takon pikës së marrëveshjes për të garuar në zgjedhjet e 25 qershorit si parti politike, jashtë koalicioneve, Meta thotë se LSI është një forcë politike jo e vogël, por në të njëjtat kushte me PS dhe PD.

Të ndalemi tek marrëveshja Rama-Basha. Ju jeni përpjekur që ta çonit opozitën në marrëveshje, por kjo u arrit pa ndërhyrjen tuaj. Ka zëra që kjo dëmton LSI?
Kjo marrëveshje në thelbin e saj që garanton zgjedhje me opozitën që ato të mos jenë farsë, janë rezultat i një angazhimi konstruktiv dhe sistematik të LSI. Dhe produkti përfundimtar është futja e opozitës në zgjedhje, dhe krijimi i një qeverie besimi për zgjedhjet. Dhe kjo ndodhi. LSI foli për këtë më herët, dhe madje vuri në dispozicion mandatet e saj. Ndihemi të lehtësuar, pasi vendi ishte buzë greminës sa i takon demokracisë dhe zgjedhjeve, dhe nuk ranë në fund të greminës për të kuptuar këtë, siç ka ndodhur në ’96-’97. LSI ka qenë e angazhuar dhe balancuar për kalimin e krizës.

Ata që e analizojnë marrëveshjen flasin për mungesën e koalicioneve dhe penalizimet që vijnë nga kjo…
Në këtë kuptim analizon edhe PS edhe PD. Disa aleatëve u është kërkuar që votat t’i kalojnë PS. Ata kanë shprehur shqetësim për ketë penalizmin. Por do thoja se nuk ndodh asnjë penalizim për LSI, pasi nuk është një parti e vogël. Është në pozita të barabarta me PS dhe PD. Është një garë tërësisht e barabartë mes tre parti kryesore.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU