Marrëveshja bërthamore me Iranin, presidenti Rouhani i përgjigjet Trumpit

Pas deklaratave të presidentit të zgjedhur Donald Trump se do të hedh poshtë marrëveshjen bërthamore me Iranin, reagon presidenti Hassan Rouhani, i cili është shprehur se Teherani nuk do të lejojë që Trump të bëjë një gjë të tillë.

“Presidenti i zgjedhur mund të bëjë shumë gjëra, por asnjëra prej tyre nuk do të na godasë. Mendoni se SHBA mund të hedhin poshtë marrëveshjen nukleare? Mendoni se vendi ynë do ta lejojë një gjë të tillë?”, u shpreh kreu i shtetit të Iranit gjatë një fjalimi në një universitet.

Ka qënë pikërisht Trump i cili gjatë fushatës presidenciale ka premtuar fuqishëm se do të anullojë marrëveshjen bërthamore me Iranin të nënshkruar nga Barack Obama. Trump akuzon Teheranin se është sponsor i terrorizmit ndërkombëtar.

Ndërkohë në 2 dhjetor senati amerikan votoi për zgjatjen edhe 10 vite të ligjit i cili penalizon shoqëritë të cilat janë të përfshira në investimet e sektorit të naftës që vjen nga Irani.

Tashmë mungon vetëm firma firma e presidentit që ky ligj të kalojë në fuqi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest është shprehur se presdienti në ikje Obama nuk do ta firmosë derisa ta lexojë mirë këtë çështje. Nga ana tjetër mediat amerikane shprehen se kjo është një goditje që kabineti Trump po i bën Iranit.
shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU