Marijuana mund t’i zëvendësojë këto 5 ilaçe

Një studim i ri i publikuar në gazetën Drug & Alcohol Review ka zbuluar se njerëzit vazhdimisht janë duke i ndërruar ilaçet e tyre, alkoolin etj., me kanabis.

Nga 473 përdorues të kanabisit që janë anketuar nga Qendra e Hulumtimeve të Varësisë ka zbuluar se 86% të anketuarve kanë raportuar se e kanë zëvendësuar një ilaç apo më shumë me kanabis.
Ata ndër 40% kanë raportuar se i kanë zëvendësuar të gjitha ilaçet me kanabis, duke e demonstruar se kanabisi është i mirë për rekreacion dhe për qëllime mjekësore, raporton lajmi.net.
Veç kësaj, shumë studime e mbështetin faktin se marijuana është më e sigurt, dhe një alternativë më efektive sesa ato hapat e rrezikshëm e që të bëjnë të varur.

1) Vicodin
vicodin
Shumë studime kanë zbuluar se marijuana është shumë e mirë sa i përket njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 44% amerikan vdesin çdo ditë nga mbidoza e ilaçeve si vicodin.

2) Xanax
Xanax
Jo gjithkush mund ta trajtoj panikun apo shqetësimin e tyre me kanabis.
Për disa, pirja e marijuanës shkakton shqetësim dhe paranojë, por efekti i saj zakonisht lidhet me llojin e marijuanës që përdoruesit e konsumojnë.
Thuhet se bimët sativa të marijuanës mund të shkaktojnë shqetësim, ndërsa bimët indica raportohet se e zvogëlojnë shqetësimin.

3) Adderall
Adderall
Njëjtë sikurse që njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për llojin e bimës së kanabisit sa i përket zvogëlimit të shqetësimit, ata gjithashtu duhet ta dinë se bimët sativa janë më efektiv sa i përket trajtimit të ADHD dhe ADD.

4) Ambien
ambien
Përdorimi i marijuanës për t’i trajtuar problemet e gjumit është një nga aplikimet më të zakonshme.
Sa i përket kësaj, nëse i pyesim të vjetrit tanë thonë se kohë përpara, gjyshërit apo stërgjyshërit tonë, e kanë përdorur marijuanën për t’i vënë në gjumë fëmijët.
Studimet e fundit tregojnë se më e sigurt është marijuana për trajtimin e problemeve të insomnisë sesa ilaçet si Ambieni.

5) Zoloft
Zoloft
Shumë pacientë, si dhe studime të ndryshme, kanë raportuar se kanabisi shërben si një ilaç efektiv për trajtimin e depresionit.
Edhe pse ndoshta nuk mund të jetë zgjidhja e duhur për çdo person, hulumtimet bëjnë të ditur se konsumimi i kanabisit ka më pak efekte anësore sesa ato që kanë ilaçet për anti-depresion.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU