Marifeti rus lëshon insektet kundër anglezëve në Volgograd

Tifozët e Botërorit kanë zbarkuar në këtë qytet dhe pas tyre janë vërsulur insektet e ndryshme. Kjo ka ndodhur dje në Rusi. Në këtë kohë të vitit ato janë në çdo anë, udhëtojnë në tufa mickonjave dhe janë të vogla, që vazhdojnë t’ju ndjekin, shpesh insekte të padukshme që mund të depërtojnë në lëkurën tuaj, të zënë vend në flokët e juaj duke u përpjekur për t’ju futur në sy, hundë dhe gojë. Këto lloje insektesh mund të ju ndjekin që në momentin që përplasni derën.

Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë me insekticide pak para fillimit të Botërorit, por pak pati efekt. Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga. Por duket se askush nuk ka lëshuar ndonjë paralajmërim për vizitorët, sidomos për ata që e kanë ndjek ndeshjen Angli – Tunizi, e cila ishte ndeshja e parë në këtë qytet në Botëror, në qytetin juglindor rus, transmeton GazetaExpress.

Se situata ishte e papërshtatshme gjatë ditës së hënë, atëherë kur temperaturat arritën në 32 gradë, sigurisht që u përmirësua gjatë kohës kur filloi ndeshja në ora 21:00. Por, insektet ishin ende aty, herë pas herë duke u grupuar dhe duke sulmuar si një njësi, sidomos lojtarët.

Futbollistët shiheshin duke tundur duart e tyre para fytyrës gjatë lojës. Kështu edhe shumë tifozë, të cilëve nuk i ishte lejuar të marrin lëngje në stadium dhe të lyenin trupin me ndonjë sprej. Një reportere e një televizioni gjerman kishte vendosur një rrjete mbrojtëse rreth kokës së saj.

Askush nuk ishte i lumtur (vetëm insektet ndoshta pasi që kishin gjetur viktima të reja në qytet). Me sa duket tunizianët ishin më të hutuar nga këto insekte njëjtë ashtu sikurse anglezët. Por karakteristikë e kësaj është se mediat angleze e kanë interpretuar këtë si një lloj situate për të ndikuar në Kombëtaren e tyre dhe në lojtarët – kështu kanë thënë gazetarët e tyre.

Korrespodenti i Sky, Kaveh Solhkol, për shembull, cicëroi në Tëitter se atij i duhet ta ndërpres transmetimin e drejtpërdrejt të minutës së fundit pasi që është “sulmuar nga mizat e mickojës” jashtë hotelit të skuadrës të Anglisë.

Në BBC, një kameramanë postoj një klip të korrespondentes Natalie Pirks duke hedhur sprej më sasi të madhe në mënyrë që të largojë mickonjat rreth kokës së saj kështu që ajo të vazhdonte më transmetimin e saj, edhe pse insektet vazhdonin të silleshin rreth saj.Kishte shqetësime se insektet do të ndikonin në ndeshjen e lojtarëve të Anglisë.“Jemi rrethuar nga mickonjat”, raportonte The Sun.

“E qartë: kjo është arsyeja se pse lojtarët e Anglisë nuk u paraqiten mirë në ndeshjen kundër Tunizisë”.Nga ana tjetër, Daily Mail thoshte se “plagët” nga “insektet gjakpirëse” janë mbledhur jashtë hotelit të Kombëtares se Anglisë, duke detyruar autoritetet lokale për të marrë “masa drastike” derisa mjekët janë duke u marrë me largimin dhe shërimin nga insektet.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe Harry Kane. Ai ka thënë se shenjat e mushkonjave kishte në tërë trupin, madje disa i kishin depërtuar edhe në vesh dhe në gjuhë.

“Kishte më shumë se ne kishim menduar. Kemi pasur shumë sprej anti insekte, para lojës dhe në pjesën e dytë. Kam pasur miza dhe mickonja që me janë futur në sy madje edhe në gojë”, i ka thënë ai gazetarit të The Times, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU