Maradona sulmon FIFA-n: Arbitri amerikan vodhi kolumbianët

Maradona është ambasador i FIFA-s, por nuk e kursen organizmin e futbollit në rastet kur mendon se po gabon. Ai akuzoi qeverinë e futbollit për ndeshjen e diskutueshme midis Kolumbisë dhe Anglisë.

“U kërkoj falje të gjithë njerëzve kolumbianë, por lojtarët e tyre nuk janë për t’u fajësuar për këtë. Këtu ishte një njeri, i cili vendosi, një arbitër inkopetent. FIFA nuk mund të caktojë një arbitër të tillë për të drejtuar një ndeshje të kësaj madhësie. Ai gjykoi në dëm të kombëtares kolumbiane,  tha Maradona.

Ai ka shkuar edhe më tej teksa ka thënë se ky arbitër ka qenë problematik edhe në të shkuarën. Maradona nuk i kurseu kritikat as për dizenjatorin e arbitrave, Pierluiggi Colinan dhe kreun e FIFA-s Gianni Infantino.

“Unë e kam shumë të qartë se çfarë bën ky arbitër. Geiger, një amerikan, i cili shpiku një penallti për Brazilin. FIFA e akuzoi atë dhe i dha gjashtë muaj pezullim. Por, duket se Pierluigi, të cilin gjithmonë e njohim si Colina, i kishte mbyllur sytë në këtë rast. Si arbitër, ai dukej barbar për mua. Kjo ngarkon me përgjegjësi edhe përcaktuesit e arbitrave. Kjo zgjedhje nuk duket e mirë për mua. Nuk kishte asnjëherë penallti në favor të Anglisë gjatë lojës. Dua t’i apeloj Infantinos se nuk mund të jetë kështu. Ky është një gabim fatal kundër një vendi të tërë. Këtu nuk ka rëndësi se kush e thotë. Situata me arbitrat duhet të jetë më transparente. I thashë Infantinos: Unë vij në FIFA, nëse ndryshojmë gjithçka”, tha ai./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU