Maqedonia e veriut në NATO/ Shqipëria e ratifikon protokollin të enjten

Shqipëria pritet të ratifikojë seancën e së enjtes protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë  së veriut në NATO.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në Tiranë tha se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin.

Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar.

“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimn e Maqedonisë së Veriut në NATO” nënvizon kryeparlamentari Ruçi. (TemA)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU