Maqedoni, opozita: S’do lejojmë dënimin e gazetarëve që publikuan ‘bombat’

    Lideri i LSDM-së në Maqedoni, Zaev pas takimit me Hahn ka deklaruar se ai dhe partia e tij nuk mund të lejojnë që me ligj të dënohen mediat dhe gazetarët që kanë publikuar “bombat”.

    “Nuk do të lejojmë sjelljen e ligjeve joevropiane! Këtu ishte problem edhe e drejta e vetos e zëvendësministrave.

    Gjithçka është e thjeshtë. Nëse nuk ka marrëveshje, ne qëndrimet tona do t’i themi qartë.

    Pozita jonë është se nuk guxon të ketë 5 vite burg për gazetarë ose media që i publikojnë materialet e “bombave”.

    Në vend që të shkojmë drejt BE-së, ne po shënojmë regres. Askush nuk mund të japë pëlqim për ligje të tilla”, ka deklaruar Zaev.

     

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU