Maqedoni, Opozita kërkon t’i hiqen 6 truprojat ish-kryeministrit Gruevski

Opozita maqedonase këmbëngul që t’i hiqen ish kryeministrit Nikola Gruevski gjashtë truprojat dhe vozitësi personal, me arsyetimin se shërbimet e tilla janë absurde për një funksionar i cili thotë se ka përkrahjen dhe besimin e popullit.

Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë në debatin në Parlament gjithashtu thanë se shërbimi i tillë paraqet ngarkesë të lartë për buxhetin shtetëror. “Shtrohet pyetja se prej kujt po frikohet Nikolla Gruevski? Prej popullit për të cilin shpesh e thekson në fjalimet e tija.

Ose nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ku si shembull marr truprojën e tij personale Urko, të cilin e ndërroi brenda natës. Apo ndoshta frikësohet nga ndërgjegjja e papastër nga sundimi i tij dhjetëvjeçar”, tha Vasko Kovacevski nga LSDM.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU