Manja: Rezultatet e para të Vetting-ut në mars, më pas ngrihet KLP

Kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve Ulsi Manja flet lidhur me hapat e mëtejshme të reformës në drejtësi dhe zbatimin e Vettingut. Deputeti i PS-së deklaroi se rezultatet e para të vettingut do të ndihen në muajin mars dhe se vetëm më pas do të krijohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të ngrihet mbi bazën e vettingut që po u bëhet aktualisht 17 prokurorëve.

Për sa i takon kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni për hetimin parlamentar të kryeministrit Edi Rama për kanabizimin e vendit, Manja u shpreh se Partia Demokratike nuk ka një objekt të qartë në kërkesën e paraqitur. Manja shtoi se komisioni hetimor parlamentar është një e drejtë e padiskutueshme e opozitës, por që duhet të ketë një objekt të qartë, siç e përcakton Kushtetuta.

Intervista e plotë

Aktualiteti dhe kërkesa e opozitës, së cilës ju të mazhorancës e keni rrëzuar përsa i përket largimit vendosjes  në kushtetutë, pse ju u i thatë jo kërkesës së  opozitës?

Rrëzoi  amendamentin e opozitës i cili në thelb synon kthimin e situatës në Dhjetor të vitit 2016, synonte ish bërjen e gjithë reformës në sistem, një tentativë për të bllokuar reformën në drejtësi, dhe politika nuk ka asnjë shans ta bllokojë reformën në sistemin e drejtësisë, thjesht amendamenti i sotëm është një tentativë për të vënë gur mbi rrota.

Që do të thotë kryeprokurori ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e reformës?

Roli  që ka prokurori i përgjithshëm, në procesin e zbatimit të reformës në drejtësi  është ai që është caktuar në Kushtetutë dhe ligj. Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme së Prokurorëve në momentin kur do të vijë faza e përzgjedhjes së anëtarëve së Prokurove në Këshillin e Lartë, thirrja  e mbledhjes nga a na e kryeprokurorit të përgjithshëm është e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj.

Pse nuk është mbledhur akoma Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve, ju siç e thatë e keni mbyllur çështjen e reformës, i keni zgjedhur njerëzit

Në  aspektin e teknikës legjislative kushtetuta, së kërkesës së  opozitës në rastin konkret, kërkon që me hyrjen në fuqi të kërkonte një ndryshim neni 179, pika 13 që është dispozita transistorë kërkonte  të bënte një amendament, një ndërhyrje të kësaj dispozite transistorë, kërkonte shkarkimin e kryeprokurorit aktual dhe zgjidhjen e një prokurori të përgjithshëm duke futur filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Një amendament kushtetues që ata nuk e kishin hartuar këtë, nuk patën argument. Më  shpejt zgjidhet prokuroi i përgjithshëm me një mandat të plotë kushtetues 7 vjeçar nëpërmjet procesit të shpejtimit të procedurës  se sa në variantin që propozonte opozita, pra dhe nga pikëpamja kohore, amendamenti i opozitës  e çon shumë më larg zgjidhjen e Prokurorit të Përgjithshëm sipas formulës kushtetuese. Me formulën  që propozonte opozita shkonte rreth 2 muaj, në fazën ku jemi, ne jemi në një fazë gati përmbyllëse sepse kuvendi e ka kryer detyrën që i takon. Tani  priten rezultatet e vetingut,që trupat e prokurorëve dhe trupa e gjyqtarëve të zgjedhin 6 anëtarët përkatës për të qenë pjesë e këtyre dy Këshillave. Pra, është një fazë që është në proces e sipër.

Fakti që skemi asnjë rezultat nga vetingu thotë që  do zgjatet dhe me muaj të tërë,

Rezultatet e vetingut për anëtarët, janë në proces e sipër, janë 17 prokurorë sipas niveleve që ka prokuroria, shkalla e parë, Prokuroritë e Apelit dhe Prokuroria e Përgjithshme dhe sipas asaj që deklarohet nga komisioni i vetingut shumë shpejt do kemi dhe rezultatet e para, për këtë kategori të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Te tjerët  nuk kanë mundësi, të drejtë të garojnë? Vetëm këta 17?

Jo, 13 janar 2017 ka qenë aplikimi i fundit i procesit për tu bërë pjesë e këtyre dy këshillave. Këto kandidatura aktualisht janë proces vetingu. Dhe kur komisioni do shpallë rezultatet për secilin këto dy grupe, do bëhet dhe zgjedhja e 6 anëtarëve të tjerë që.

Pa u bërë vetingu  i këtyre 17 prokuroreve që ju thatë  nuk mund të mblidhet Asambleja?

Sigurisht që nuk mund të mblidhet, ligji e ka përcaktuar qartë që kjo kategori prokurorësh  që janë bërë pjesë e kësaj gare i nënshtrohen vetingut me përparësi,  dhe aktualisht janë në proces vetingu.

Varianti i PD kërkon 2 muaj, ndërkohë programi  i vetingut kërkon më pak se dy muaj kohë? pra do të kemi së shpejti rezultatet?

Varianti  i PD në formulën që propozohet, 2 muaj zgjat vetëm procesi i  filtrimit të kandidaturave për prokurorë të përgjithshëm, pastaj dhe filtrimi i kandidaturave sipas Kushtetutës dhe Kuvendit, pastaj procesi shkon më tej se sa 2 muaj, rreth muajit Korrik, me formulën që ka përcaktuar Kushtetuat dhe ligji jemi në një fazë që shumë shpejt do kemi rezultatet e vetingut.

Cfarë nënkupton shumë shpejt 1 muaj 2 muaj ?

Është në varësi të vetingut,  jemi në hamendësime, në rast se komisioni i pavarur i vetingut do ketë rezultate e vetingut brenda marsit për prokurorët që janë në garë, mbledhja e prokurorëve thirret pas muajit pasardhës.

Këtu është roli i kryeprokurores apo jo?

Pretendimi i opozitës sot ishte që nëpërmjet kësaj prokurorisë të përgjithshme mazhoranca synon të kapë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ishte një  autogol i opozitës. Kandidaturat që janë pjesë  janë administruar në 13 janar 2017,  dhe vetë zonja Marku ka qenë një  nga kandidaturat  që ka aplikuar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo do të thotë që dhe vetë zonja Marku është në veting ? apo fakti që u bë Kryeprokurore ka hequr dorë?

Zonja Marku ka hequr dorë, por është subjekt që i nënshtrohet vetingut me përparësi ën detyrat dhe funksionet e  Kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe është në veting,

Nëse nga këta 17 prokurorë  që po hetohen me përparësi, del një numër më i vogël se 6, çfarë ndodh bllokohet KLK ? Nuk mund të mblidhet më ?

Do rihapet gara, sepse nëse bie numri do rihapet gara, por jam i prirur  të besoj se çfarë thotë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit , dhe nuk kemi rezultatet e vetimit për këto 17 prokurorë . E detyron ligji që të thirre asamblenë e Përgjithshme  të prokurorëve dhe ka afate të përcaktuara kohore, ka detyrim ligjor.

Se asambleja është e përbërë nga gjithë prokurorët e Shqipërisë,që pjesa më e madhe është e pavetuar , ka një ngërç moral?

Për  sa kohë  ushtrojnë funksionet e prokurorit , nuk ka asnjë lloj paradoksi apo ngërçi, se trupa e prokurove se asambleja e të pavotuarve mes 17 prokurorëve të vetuar, 6 do përfaqësohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Çështja e Spakut dhe kjo KLP që do krijohet nesër, ça procedurash do ndiqen ?

Dhe Spaku do shkojnë 10 prokurorë dhe do i nënshtrohen vetingut, nuk është hapur gara. Kur ngrihet këshilli i lartë i prokurorisë, do të hapë procedurat, do i nënshtrohen vetingut, kemi vetëm kandidaturat.

Ka një ngadalësi në raport me punën e komisioneve të vetingut ka vështirësi në gjetjen e të dhënave, nga po vjen kjo ngadalësi se akoma nuk kemi rezultate?

Nuk  bëj pjesë te njerëzit që po them që komisioni i pavarur i kualifikimit po punon ngadalë, ka për detyrë të vetojë tre komponentë, pasuri ,figura dhe aftësi profesionale, Ata kanë në dorë dosjet e të 64 subjekteve, i nënshtrohen me përparësi  anëtarët e gjykatës së lartë. Ky është rrethi i subjekteve që po i nënshtrohen vetingut dhe është një punë voluminoze, dhe me këto vendimmarrje do përcaktohen dhe standardet e vlerësimit. Është  koha që të kemi rezultate.

Kryeprokurorja  Arta Marku  nuk është dhe nuk shikohet me simpati nga opozita, po mazhoranca si e shikon ? Keni ndonjë koment ?

Kam një koment për punën  e prokurorisë dhe me Kodin e ri e Procedurës që hyri në fuqi 1 gusht 2017, kemi një prokurori të pavarur në ushtrimin ndjekjes penale, në  pavarësi , se kontrolli i vetëm që kemi lënë mbi veprimtarinë është kontrolli gjyqësor. Vetëm Gjyqtari i Seancës Përgatitore mund ta mbyllë një çështje, ka pushtetin dhe autoritetin ligjor dhe procedural për tu shprehur mbi veprimtarinë hetimor të prokurorit.

U fol që Prokuroria e Përgjithshme kishte hequr mjetin e krimeve të rënda…

Nuk besoj se ndodh kjo po nuk kam informacion, por një gjë që ta jep ligji nuk ta heq dot njeri.

Ajo çfarë ka ndodhur dy vitet e fundit me Ministrin Sali Berisha i cili akuzon një individ si spiun i një shteti tjetër, në këndvështrimin tuaj, a duhet që prokuroria të nisë një çështje në këtë rast? Apo këtu kemi të bëjmë me politikë?

Kush i kundërvihet Berishës, ose nuk i pëlqen është shpallur spiun, po nuk janë individët ato që i përcaktojnë se kush janë spiunët dhe kush jo, janë institucione që e vendosin këtë, gjykata e thotë fjalën e fundit. Nëse s’ka vendi gjykate të formës së prerë, Berisha e ka bërë këtë akuzë e lind e gjithë e drejta të ngrejë padi për shpifje. Kush jemi ne që vëmë etika ndaj njerëzve?

Çështjen e kanabisit dhe ata pretendojnë që do të hetohen kryeministrin, ministra dhe struktura të tjera të shtetit. Përsa i përket akuzës me çështjen Tahiri , keni ende një vendimmarrje si grup parlamentar , do e lejoni këtë Komision Parlamentar të ngrihet apo jo?

Ne  kemi diktuar këtë  në mbledhjen e këshillit të mandatave dhe rregullores, për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor është e drejta e opozitës. Çështja e  ngritjes së Komisionit Hetimor është e padiskutueshme dhe komisioni hetimor ngrihet automatikisht, sepse debati është te objekti. Objekti i këtij Komisioni hetimor ka 10 pika që në vlerësim tonë si mazhorancë dhe kërkuam kohën e nevojshme për ta trajtuar dhe ishin 3 komisione hetimore në 3 objekte. Dhe  ishin 3 objekte që u përkasin tre komisioneve hetimore të ndryshme dhe nuk mund të konfodohen në një, kërkon komision hetimor për të parë se cili qe roli në ligj zbatuese në fenomenin e kanabis në Shqipëri. Një  nga  objektet e komisionit hetimor që kërkon opozita është dhe të hetohet  se si vepron Këshilli i Mandatit dhe i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, në rastin e Tahirit. Një komision i përhershëm i kuvendit të hetohet nga një komision po prapë i kuvendit, pra kuvendi të hetojë vetveten. Dhe  rasti i ekstradimit të një personi në drejtim të Italisë, nëse kërkon nëpërmjet një komisioni hetimor në këtë rast ky është objekt i një komisioni hetimor më vetë. Ne si shumicë kërkojmë kohë dhe nëse është e mundur që këto 10 pika të konfodohen në nji objekt, dhe ne nuk jemi mbledhur , kemi marrë kërkesën së opozitës dhe do shfaqim qëndrimet tona në mbledhjet e radhës, kërkohen 3 komisione dhe të ngrihen 3komisione. Ajo që  është e qartë është se ky Komision do të ngrihet.

Keni pranuar disa amedamentë të LSI është e vërtetë dhe për cilat amedamente bëhet fjalë?

Lsi ka bërë disa amedamente për ligjin e policisë së shtetit  por kryesisht dhe  qëndrimi i LSI dhe i opozitës në tërësi i referohet një neni të caktuar të ligjit të vetingut ka të bëjë më bordin përzgjedhës dhe të përzgjidhet një bord i jashtëm 15 ekspertë si trup vlerësimi, 5 nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë, 5  nga rrathët e Profesioratit dhe 5 nuk e di nga kush fushë, do përzgjidhen nga një bordi, LSI dhe opozita ka kërkuar që të jetë i pranishëm dhe  avokati i popullit dhe të jetë një përfaqësues i shërbimit informativ shtetëror. Duhet që të gjitha palët ta pranojnë ligjin e vetingut dhe që ky bord do jetë më i ekuilibruar.

Në seancën e djeshme ka qenë deklarata e Xhafës që duhet dhe vetingu në radhët e politikanëve, çfarë do të thotë ky propozim i Xhafës?

Ka qenë në komisionin e sigurisë Kombëtare në përgjigje me një pyetje se pse Ministri i Brendshëm nuk është pjesë e vetingut të ligjit për policinë e shtetit, por unë mbaj një qëndrim të qartë, politikanët sot që flasim, i nënshtrohen jo vetingut, por filtrin e parë e bëjnë votuesit, i nënshtrohen ligjit të dekriminalizimit. Pasi  merr mandatin i nënshtrohesh deklarimit të kontrollit të pasurisë dhe filtrit të votuesit, dhe nëse në këto gjetje ligji i dekriminalizimit dhe kontrollit të pasurisë ka elemente të veprës penale absolutisht me kushtetutë dhe me ligj fillon ndjekja penale. Por nuk e di se çfarë vetingu më të  madh mund ti bëhet një deputeti apo një politikani që është subjekt i këtij kuadri ligjor. /raport.tv

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU