“Manipuloi motorët me benzinë”, Wolksvagen sërish para “stuhisë”

Inxhinierët e Volkswagen i kanë raportuar hetuesve se disa motorë me benzine te makinat Audi, Porsche dhe VW,  mund të përdoren gjithashtu për të manipuluar provat e ndotjes.

Sipas Bild am Sonntag, VW ka zhvilluar bisedime të ashpra me Autoritetin Federal të Transportit.

Kambio dhe paketa elektrike mund të manipulohen në mënyrë që automjetet të tregojnë nivele më të ulëta të emetimeve të karbonit dhe konsumit, sipas gazetës gjermane, që bazohet në dokumente të brendshme të kompanisë.

Skandali i ndotjes i ka kushtuar prodhuesit gjerman të makinave 27 miliardë euro në penalitete dhe gjoba për manipulimin e rregullt të makinave me naftë.

Në Europë, makinat taksohen sipas nivelit të emetimeve të dioksidit të karbonit. Nuk është ende e qartë nëse dokumentet e para nga Bild am Sonntag përbëjnë një dimension tjetër të krizës që Volkswagen pranoi në vitin 2015 për rreth 36,000 makina me naftë.  Volkswagen përdori software për të zbuluar nëse makinat ishin subjekt i provave të rregullatorëve dhe maskonte ndotjen e tepërt./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU