Hije të shumta dyshimi u hodhën sivjet mbi njeriun kryesor të akuzës në Kosovë, Aleksandër Lumezi.
Pas deklaratave publike të të dënuarit Enver Hasani se Lumezi e kishte manipuluar provimin e jurisprudencës, një ekip i KTV-së dhe një tjetër i Betimit në Drejtësi nisën një hulumtim disa javor që ofroi fakte, dokumente e dëshmi të gjalla që tregoni se emri i Lumezit ishte shkruar mbi emrin e një Zymer Krasniqi.
E pos kësaj, kah fundi i vitit, KTV-ja raportoi pjesë të patransmetuara të përgjimeve Pronto, që tregonin se si PDK-ja po planifikonte ta fuste në këtë parti Lumezin. (b.an)