Mandati i Rakipit dhe Rehovicës, ja kur mblidhet KQZ për vendimin

Pak ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetët në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ pritet të mblidhet në datë 3 janar 2018 dhe të dalë me një vendim.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe atë të LSI Gledjon Rehovica. Gjithashtu në rend dite pritet të jetë edhe vendimi për kreun e bashkisë Pogradec Eduard Kapri, ish deputetin Mhill Fufi dhe Omer Mamo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 03.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

5. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.​

a.ç

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU