Manchester United rikthehet tek fitorja duke shpartalluar Leicester

Manchester United i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi në Premierligë.

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore ndaj kampionit të Premierligës, Leicester City me rezultat 4:1.

Këtë fitore ekipi i Jose Mourinhos e arriti pas dy disfatave radhazi në kampionatin anglez nga Manchester City dhe Watford.

Golat për ‘Djajtë e Kuq’ i realizuan: Chris Smalling (22), Juan Mata (37), Marcus Rashford (40) dhe Paul Pogba (42)

Kurse, golin e vetëm për ekipin e Claudio Ranierit e ka realizuar Demarai Gray nga distanca, në mentën e 60-të.

Pas kësaj fitore, Man Utd është ngjitur në vendin e tretë në tabelë me 12 pikë të tubuara. Kurse, Leicester City është në vendin e dymbëdhjetë me 7 pikë të tubuara. /Express/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU