Manchester United dhe Juventus do të përballen sonte në mbrëmje luajnë një prej dueleve më të bukura të fazës së grupeve. Në “Teatrin e ëndrrave”, luhet për kreun e grupit H. Cristiano Ronaldo do të sfidojë sërish skuadrën ku u bë i famshëm si futbollist këtë herë me një tjetër fanellë mbi shpinë.
United ka dy pikë më pak se bardhezinjtë dhe nëse Djajtë e Kuq duan të ngjiten në krye të grupit duhet të fitojnë me çdo kusht sot. Alexis Sanchez dhe Marcos Rojo dhe portugezi i talentuar Dalot janë tre mungesat e sigurta të “Djajve të Kuq” në këtë sfidë. Edhe Juvja ka probleme me dëmtimet pasi Mario Mandzukic, Sami Khedira e Emre Can nuk do të jenë pjesë e kësaj super sfide.
United do të luajë me skemën 4-3-3, teksa në majën e sulmit do të jenë Martial, Lukaku dhe Rashford. Në krahun tjetër Juventusi kundërpërgjigjet me të njëjtën skemë, teksa risia është Cuadrado, ndërkohë që në fushë është edhe Dybala me Ronaldon.