Manastirliu në Vlorë: Libra falas për fëmijët e familjeve në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në një familje që përfiton ndihmë ekonomike u shpreh se do të vijojë mbështetja financiare për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën

Vlorë, 9 Shtator – “Të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë do të përfitojnë libra falas”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogertq Manastirliu vizitoi një familje që përfiton nga programi i ndihmës ekonomike në Vlorë, Ku theksoi se reformat e qeverisë kanë krijuar mundësi për më shumë investime për brezin e ri.

Vendimi për libra falas nga klasa e parë në të katërtën për çdo fëmijë si dhe për të gjitha klasat për fëmijët e familjeve në nevojë, lehteson rreth 190 mijë familje, duke treguar vëmendjen e qeverisë shqiptare te arsimimi i fëmijëve që janë e ardhmja e Shqipërisë Europiane”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të marrin pagesën e posaçme për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën si dhe për çdo fëmijë që vaksinohet.

Janë 70 mijë fëmije të familjeve në nevojë, si fëmijë të familjeve me ndihme ekonomike, të komunitetit rom dhe egjiptian, me aftësi të kufizuar, fëmijët pa mbështetje prindërore, etj që përfitojnë me këtë vendim të qeverisë, libra falas.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU