Manastirliu në Kuvend: 287 mijë qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë në 8 muajt e parë të 2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se rishikimi i aktit normativ mbështet reformat e nisura dhe garanton paketën e solidaritetit për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

“Pavarësisht baltës së hedhur nga opozita, qytetarët i janë përgjigjur me një interes të shtuar programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, ku vetëm deri në muajin Gusht, 287.584 qytetarë kryen analizat falas në çdo cep të vendit”.

Në fjalën e saj në Kuvend, gjatë diskutimeve për rishikimin e aktit normativ,  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  theksoi rëndësinë e Kontrollit Mjekësor Bazë dhe investimeve në infrastrukturën e shërbimit parësor.

“Të paktën 20% e qytetarëve që e kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultuan me risk të lartë, çka tregon rëndësinë e këtij programi përsa I takon parandalimit të sëmundjeve. Së  bashku me programin tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, 80 prej të cilave përfundojnë këtë vit, garantojmë përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët në portën e parë të shërbimit shëndetësor”, tha Manastirliu.

Manastirliu u ndal edhe te investimet në spitale, duke theksuar se për vitin 2018, po realizohen më shumë se 14 mln euro investime, duke dyfishuar kështu investimet vjetore për sektorin e shëndetësisë.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu foli gjithashtu për shtrirjen e skemës së ndihmës ekonomike dhe programet e punësimit.

“Buxheti 2018 garantoi mbështetjen e atyre që kanë më shumë nevojë për pagesën e ndihmës ekonomike por nga ana tjetër kemi arritur të ofrojmë mundësi alternative për familjet që kanë dalë nga skema, duke punësuar 1090 persona gjatë muajve të fundit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar rëndësinë e miratimit të aktit normative I cili mbështet ecurinë e reformave të Qeverisë, Ministrja Manastirliu tha me këtë rishikim, garantohet paketa e solidaritetit për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU