Ministrja e Shëndetësisë ka dalë sot në mbështetje të protestës së mjekëve duke dënuar kështu dhunë në spitale.
Ogerta Manastirliu shprehet se vendimet e Gjykatave janë të turpshme në rastet kur rrëzohet kërkesa e Prokurorisë për dënimin e autorëve.
“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv.
Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit.
Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!” – shprehet Manastirliu në një reagim për mediat.
/a.rada