Manastirliu inspekton spitalin e Krujës: U vjen në ndihmë 80 mijë banorëve

Punimet për rikonstruksionin e spitalit të Krujës janë drejt përfundimit, ndërsa rreth 80 mijë banorë do të marrin shërbimin në urgjencë dhe operacione në këtë spital.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal sot në spitalin e Krujës për të dëgjuar vlerësimet e qytetarëve për shërbimin e ofruar nga mjekët dhe infermierët.

Përveç investimeve në spitalin e Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, ministrja Manastirliu u shpreh se “‘kantieri i shëndetësisë’ është shtrirë në të gjithë vendin”.

“Çdo ditë nga një punë për të transformuar spitalet bashkiake, për të ofruar shërbime cilësore, të integruara dhe të aksesueshme nga të gjithë”, u shpreh ajo.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU