Man. United, gjen gjashtë alternative për Pogban

​Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se i ka gjetur gjashtë mesfushorë të cilët do të mund ta zëvendësonin Paul Pogban, në rast se ky i fundit vendoset të largohet nga “Djajtë e kuq”.

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, mund të mos e vazhdojë karrierën e tij në Manchester United për shkak të problemeve që ka me trajnerin portugez Jose Mourinho, si dhe mendon se do të jetë më i lumtur në klube të tjera, transmeton Gazeta Express.

Sipas Talksport, Manchester Unitedi është duke i vlerësuar gjashtë mesfushorë të ndryshëm për ta zëvendësuar Pogban në rast se ky i fundit vendosë të largohet nga klubi anglez. Që të gjithë këta lojtarë kishin kërkuar të largohen nga klubet e tyre gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo një gjë e tillë nuk u ishte mundësuar, dhe tani Manchester Unitedi beson se mund ta bindë ndonjërin prej tyre t’iu bashkohet skuadrës angleze nëse Pogba largohet.

“Djajtë e kuq” e kanë shprehur interesimin e tyre për Sergey Milinkovic-Savicin e Lazios, Ivan Rakiticin e Barcelonës, Thiago Alcantaran e Bayern Munichut, Adrien Rabiotin e Paris Saint-Germainit, Tanguy Ndombele të Lyonit, si dhe Abdoulaye Doucoure të Ëatfordit.

Klubet që kanë shfaqur më së shumti interesim për Pogban gjatë afatit kalimtar të verës kanë qenë Barcelona dhe Juventusi. Megjithatë, drejtuesit e Manchester Unitedit ishin të bindur se nuk dëshironin ta shisnin yllin francez. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU