Mamurrasi tronditet sërish brenda pak orëve, vritet me armë i riu, në arrati autori

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Mamurras gjatë orëve të vona të natës.

Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Pepa.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”. I riu është qëlluar disa herë në derën e banesës së tij.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar me inicialet A.M.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta dhe ka kryer kontrolle në zonë. Grupi hetimor dyshon se ngjarja lidhet me disa konflikte të vjetra.

Kjo është ngjarja e dytë brenda pak orësh në Mamurras.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Fushë Mamurras u vra me thikë një 13-vjeçar pas një konflikti mes  disa adoleshentëve.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në  Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka  ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU