Maltë/ Kapen 91 kg kokainë, destinacion Shqipëria dhe Greqia

91. 25 kg kokainë janë kapur në Maltë, ngarkesë e cila kishte si destinacion Portin e Durrës. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun.

Sipas autoriteteve të Maltës, zbulimi i 76 pakove me kokainë që në treg kapnin vlerën 10.3 milion euro, u bë gjatë një operacioni që zgjati 19 orë. Droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime.

Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë eurosh, në të dytin ishin 40 paketime prej 48 kg në vlerë prej 5.4 milionë euro , ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro.

Kontejnerët e parë dhe të tretë vinin nga Amerika e Jugut dhe si destinacion kishin Durrësin ndërsa kontenieri i tretë, me të njëjtën adresë origjine kishte si destinacion portin e Selanikut në Greqi.

Vetëm këtë javë në “Freeport” të Maltës janë kapur 6 kontenierë me drogë, dhe cilësohet si një nga portet me sigurinë më të lartë në rajon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU