Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në Mallakastër.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Aranitas ku një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, 27-vjeçari Pajtim Zotaj.
Ndërkohë, ka mbetur i plagosur 31-vjeçari Agim Zotaj që ishte pasagjer.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./a.m.