Mali i Zi si Shqipëria, do të marrë 5 refugjatë nga anija italiane “Diciotti”

Nën shembullin e Shqipërisë, edhe Mali i Zi ka pranuar të marrë deri në 5 emigrantë nga anija italiane e shpëtimit “Diciotti”. Gatishmërinë e konfirmoi qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Ministri i Jashtëm italian Enco Moavero Milanezi e konsideroi vendimin e Podgoricës si shenjë solidariteti të vendit ballkanik me vlerat e Bashkimit Europian.

Muajin e kaluar Shqipëria pranoi të marrë 20 nga rreth 150 refugjatët e anijes “Diciotti”, që u bllokua për disa ditë në brigjet e Siçilisë, për shkak të konfliktit mes Romës dhe Brukselit për çështjen e emigrantëve të jashtëligjshëm.

Megjithatë, Brukseli tha se emigrantët nuk mund të detyrohen të shkojnë në një vend jashtë BE-së pa vullnetin e tyre.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU