‘Makthi’ i Maradonës e Zikos, Xhentile: Nëse do e markoja unë Neymar…

“Nuk e di se çfarë do të bëja nëse do ta markoja unë Nejmarin. Nuk mund ta them këtë gjë, por sigurisht që do ta bindja që të ishte një person serioz në fushën e lojës”.

Klaudio Xhentile ka “kuruar” shumë fenomenë dhe ndërhyrjet e tij ishin të ashpra, por askush nuk vinte në skenë tragjeditë greke për një faull. As Maradona, as Ziko me fanellën e grisur nuk rrotulloheshin në fushë dhe të bërtisnin sikur po përjetonin një torturë shkruan Panorama. “Ata ishin kampionë dhe nuk bënin skena të tilla. Nejmar e çon ndeshjen në një drejtim të gabuar. Më pëlqen shumë si lojtar, por nuk është ende në lartësinë e tyre.

tumblr_mtwes4DPGI1srijuro1_1280

Ai harron që duhet të japë shembuj të mirë për të tjerët që e ndjekin. Por nuk është vetëm Nejmar që bën këto skena. Në kohën time kush pësonte një faull nuk e kishte mendjen për të vazhduar me pasojat. Edhe një ditë më përpara pashë një lojtar, i cili u dëmtua në shpatull dhe kur u rrëzua në tokë preku fytyrën. Futbolli ka ndryshuar shumë”, thotë Xhentile. Ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 1982 mbahet mend për ndeshjet epike kundër Maradonës, ku e ka markuar në mënyrë të rreptë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU