Makina rrëshket nga shiu, aksident te Rruga e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Një makinë ka dalë jashtë nga rruga për shkak të lagështirës e si pasojë e incidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ende nuk ka bërë me dije emrat e shtetasve të aksidentuar, ndërkohë që ambulanca i ka dërguar të lënduarit me urgjencë në spitalin e kukësit.

Tashmë ka nisur puna nga ana e autoriteteve për zbulimin e shkakut të aksidentit. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU