Makina pa timon që lëviz vetë dhe nuk ka nevojë për shoferë… vetëm pasagjerët i “duhen”

Kompania e makinave Ford, ka deklaruar se është duke punuar për prodhimin e një veture e cila do të funksionojë pa timon dhe do ta ketë aftësinë që të lëvizë pa shofer.

Presidenti i kompanisë Mark Fields, e ka dhënë këtë lajm në Palo Alto në Kaliforni të SHBA-ve, duke deklaruar se kjo super makinë do të dalë në shitje në vitin 2021.

Ford ka deklaruar se po investon shumë në krijimin e kësaj makine, për të cilën po ashtu ka thënë se nuk do të ketë fare nevojë për shofer që të ecë.

“Siç edhe mund ta paramendoni, eksperienca brenda një makine ku s’do t’ju duhet të bëni asgjë do t’ua ndryshojë jetën. Nëse doni mund të punoni e të bëni çdo gjë tjetër gjatë rrugës, dhe makina do të ecë vetë”, ka deklaruar Alto./noa.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU