Makina pa targa përplaset me pemën… pema plagos dy fëmijë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Tiranë.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, kur 34 vjeçari me iniciale N.Sh, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka përplasur dy mjete të tjera të parkuara tip “Alfa Romeo” dhe “Benz” dhe një pemë.

Pema e rrëzuar ka dëmtuar lehtë dy fëmijë të mitur.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 23. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa targë, është përplasur me dy mjete të parkuara tip “Alfa Romeo” dhe “Benz” dhe një pemë, ku pas rrëzimit të saj, janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të mitur D. E., dhe I. E., të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë.

 Nenet 161 e 92 të Kodit Penal.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU