Majlinda Bregu zgjidhet në postin e rëndësishëm të BE: Fitorja i takon vendit tim!

Majlinda Bregu është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një post i rëndësishëm i BE.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministrja përmes një postimi në facebook.

“Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal”, shkruan Bregu

Bregu është e para shqiptare që merr një pozicion të lartë ekzekutiv në institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore.

Bregu falenderoi edhe ministrin Bushati për mbështetjen, duke nenvizuar se pavarësisht dallimeve politike, i bashkon qasja Europiane.

Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë“, shkruan Bregu

Statusi i plotë i Bregut

Fituam!

Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

Por çfarë është Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal?

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, si një pasues i Aktit të Stabilitetit, është krahu operacional i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug Lindore (SEECP), që funksionon si një pikë kyçe në udhëzimin, monitorimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit në Evropën Jug Lindore.

Sekretari i Përgjithshëm duhet jetë një figurë e fortë politike nga rajoni, më aftësinë e madhe për të bashkëvepruar me qeveritë e rajoneve, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare dhe të këtë një përvojë të suksesshme në bashkëpunimin rajonal.

Në statusin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal thuhet se Sekretari i Përgjithshëm ka një mandat tre vjeçar, por mund të zgjidhet edhe për tre vite të tjera.

Javanews.al/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU