Majlinda Bregu urim Dua Lipës nga Sarajeva: “Urime çika jonë, krenarë për ty!”

Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka përshëndetur dhe uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa për suksesin e saj në ceremoninë e çmimeve Grammy. Përmes një postimi të saj në ‘Instagram’, Bregu shprehet krenare për  këngëtaren dhe fitoren e dy çmimeve të saj.

‘Urime çika jonë! Urime @dualipa!!! Krenare për ty që i prezanton këtë histori suksesi gjithë botës. Artistja jonë fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo dhe në kategorinë “Artistja e re më e mirë’, shkruan Majlinda Bregu.

Kujtojmë që Bregu është shpërngulur në Sarajevë, që kur mori detyrën e re.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU