Mahrez shpallet Lojtari i Vitit në Premier Ligë

Lojtari i Leicester City-t, Riyad Mahrez, është shpallur Lojtari i Vitit në Premier Ligë.

5-vjeçari ka mposhtur në garë për titullin e madh bashkëlojtarin Jamie Vardy dhe sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Mahrez ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 11 herë sivjet duke u bërë një nga kontribuuesit më të mëdhenj për suksesin e Leicesterit, që prinë në tabelë me tri ndeshje deri në fund të sezonit.

Algjeriani u bë futbollisti i parë afrikan që e fiton këtë titull.Delle Alli ka fituar çmimin për futbollistin më të mirë të ri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU