“Magjistratura”, PS i shtrin sërish dorën opozitës

Për të disatën herë rradhazi, PS i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës në lidhje me ligjin e shumëdebatuar të Magjistraturës, i cili nuk arriti të votohej në sesionin tashmë të mbyllur parlamentar, pasi kërkon të paktën 84 vota që maxhoranca e vetme nuk i ka.

Në një konferencë të përbashkët me deputetin e Bundestagut gjerman Nikolas Löbel, kryetari i grupit të PS Taulant Balla ka deklaruar se opozita mund ta amendojë si e sheh të përshtatshme ligjin dhe më pas PS do ta votojë.

“PS bëri të gjitha përpjekjet për të garantuar votën e cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, pra 84 vota në funksion të rivendosjes në afat të një dispozite kalimtare që ka të bëjë me pranimet në Shkollën e Magjistraturës dhe të rishprehim gatishmërinë tonë që që në seancën e parë të 3 shtatorit, pasi dielli dhe vera të ketë qetësuar shpirtart dhe mendjen e trazuara të opozitës, vendimi i parë që duhet të votojmë bashkë me PD dhe LSI është pikërisht mundësimi i pranimeve të reja në shkollën e Magjistraturës për të mos vonuar një vit djem dhe vajza ekselentë që kanë studiuar drejtësi dhe që përmushin kriterët, por që sigurisht do të kalojnë konkursin profesional me qëllim që 50 ndër ta të vijojnë studimet në Magjistraturë.

Besoj që kjo rishprehje nga ana jonë e kësja kadishmërie përmban në vetëvete edhe propozimin tonë për opozitën le ta shkruajnë ata amendamentin dhe ne do ta votojmë.”-tha Balla. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU