Macron në vështirësi, pas dy ministrave, dorëhiqet edhe zëdhënësi i tij

Vazhdojnë largimet nga qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron. Zëdhënësi i tij Bruno Roger-Petit ka lënë postin.

Ai ishte emëruar vetëm një vit më parë si zëdhënës për presidencën e Republikës franceze.

Largimi i tij është pjesë e një ristrukturimi të shërbimeve të komunikimit në Pallatin Elyse. Bruno Roger-Petit, i cili ishte mbështetës i zjarrtë i Macron gjatë fushatës presidenciale, u emërua zëdhënës më 29 gusht 2017. Thashethemet e largimit të tij kishin filluar disa muaj më parë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU