“Bisedova me papën në telefon. E ftova që të vijë, dhe ai do të vijë në çastin e duhur”, deklaroi nga Elizeja, shefi francez i shtetit para rreth 300 zjarrëfikësve që morrën pjesë në shpëtimin e katedrales gotike.
Emmanuel Macron zhvilloi të martën pasdite një bisedë telefonike me papën, një ditë pas zjarrit që shkatërroi Katderalen ‘Notrë Damë’.