Lumi i fundi i egër në Evropë, Vjosa bëhet çështje ndërkombëtare

Çështja e lumit Vjosa tashmë është bërë një çështje ndërkombëtare dhe pas ndërgjegjësimit të mediave ndërkombëtare më në zë dhe më pas të Parlamentit Evropian mbi rëndësinë e këtij lumi këtë herë me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë merr mbështetje nga shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota.

Në një memorandum të përbashkët, 228 shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme të Botës i kërkojnë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbrojë Vjosën dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme.

Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet të kryhet një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis në këtë lumë i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur.

Kohët e fundit, Qeveria Shqiptare i ka dhënë një kompanie turke koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Megjithatë licenca nuk është dhënë ende, ashtu si dhe deklarata mjedisore.

Ndër firmëtarët janë dhe ajka e shkencëtarëve ndërkombëtarë për lumenjtë, si Profesor Robert Naiman nga Universiteti i Uashingtonit, i cili është dhe Drejtor i UNESCO-s mbi Lumenjtë e Qëndrueshëm; Profesor Geoff Petts nga Universiteti i Westminster, apo profesori gjerman Michael Succoë,  i nderuar me Çminin Alternativ NOBEL (Çmimi E drejta e Jetesës.

shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU