“Luli ik” pushton Shkodrën, pankarta te selia e PD dhe në shesh

Vetëm një ditë pas deklaratave të forta të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj kreut aktual të PD, Lulzim Basha, ka ardhur një tjetër goditje e fortë.

Anëtarët e PD në degën e Shkodrës kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Bashës, teksa janë ngritur me pankarta në duar kundër tij.

Gazetari i Report Tv në Shkodër raporton se te dera e selië së PD dhe në sheshin “2 Prilli” janë vendosur pankarta, në të cilat shkruhet “Basha ik”.

Pankartat janë vënë sot gjatë orëve të drekës, ku demokratët e qytetit verior kanë gjetur një mënyrë ndryshe për të shprehur pakënaqësinë ndaj Bashës.

Kjo nuk është hera e parë që demokratët ngrihen kundër Bashës, pasi pakënaqësi të shumta ndaj tij kanë ardhur që pas humbjes së thellë që pësoi PD në zgjedhjet e 25 qershorit nën drejtimit e Bashës, ku demokratë të shumtë veshën me faj këtë të fundit, duke kërkuar largimin e tij. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU