“Lulëzojnë” martesat e shqiptarëve me plaka nga Luksemburgu për letra

Gjithnjë e më shumë azilkërkues nga shtetet e Evropës Juglindore, duke ditur se kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, po martohen me luksemburgase. Që kur Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë shpallur nga BE-ja si vende të sigurta, në Luksemburg po “lulëzojnë“ martesat fiktive.

Ministrat dhe kryebashkiakët ende nuk kanë dhënë ndonjë shenjë kundërshtimi, ndërkohë që edhe për laikët e çështjeve administrative është fare e lehtë të kuptohet motivi i këtyre martesave. Si shembull: Azilkërkuesi nga Kosova, Elez T., asokohe 26 vjeçar martohet me luksemburgasen 56 vjeçare Catherine H., transmeton albinfo.ch. Pas pesë vitesh ai shkurorëzohet nga ajo. Sepse saktësisht atëherë (pas pesë vitesh martesë) Elezi e merr lejen afatgjatë të qëndrimit në Luksemburg.

Vetëm tre muaj pas divorcit, ai martohet me një azilkërkuese nga një qendër azili, shkruan më tej portali luxprivat.lu. Ndërsa shembulli më flagrant në këtë drejtim, është ai i shqiptarit Petrit C. Në vitin 2010 ai, pas tri vitesh martesë, shkurorëzohet nga gruaja e tij në vendlindje dhe vjen në Luksemburg. Gruaja dhe vajza njëvjeçare mbeten në shtëpi.

Pas vetëm dy muajsh ai martohet me Ursula H, një grua njëzet vjet më e vjetër se ai, nga Luksemburgu. Edhe këtu mostra e njëjtë: pasi kalojnë saktësisht pesë vjet vjen divorci. Dhe vetëm pas një muaji ai martohet sërish me ish gruan! Ndërsa kulmi i kësaj afere: që në kohën sa ishte i martuar me Ursulën, Petriti ka nisur me ish gruan edhe një vajzë tjetër.

Në rastet sikur ky, alarmi duhej të ndizej te secili zyrtar përgjegjës. Por, as kryebashkiakët dhe as zyrtarët nëpër ministri nuk e lodhin kokën lidhur me shkurorëzimet e “çuditshme” që ndodhin saktësisht pas pesë viteve. Dhe me martesat me ish partneret, që pasojnë shumë shpejt pas kësaj! Reagime nuk ka ndërkohë Luksemburgu ka mundësinë ligjore për t`i dhënë fund kësaj tollovie.

Sipas ligjit, një personi të huaj mund t`i merret leja e qëndrimit kur të konstatohet se ai ka bërë martesë fiktive për të siguruar qëndrimin në Luksemburg, ose në rastet kur këta nuk jetojnë së bashku.

ma.me

1 koment

  1. Komenti im eshte qe keto qe bein kosovaret apo tjerat shtete me kombesi shqiptare eshte vetem varferia i shtyn kombin ton te bej keto sende.Por mos harroni se me mir eshte te marresh nje plak te luksemburgut apo ndonje shteti tjeter ku sigurohet puna e te ndegjosh plaken qka te thot se sa politikanet tan ti ndexhosh sepse ata punoin per gjepat e tyre e jo per popullin. Kisha me ju then edhe nje info atyre qe u ipet shanca te martohet e te bejn nje jet te ardhme me te mir per fam e ti bashkohen prap fam bejeni te gjith se nuk eshte turp turpi eshte ne qeverin Kosovare

Leave a Reply to Veli Anulo përgjigjjen