Lufta kundër terrorizmit i ka kushtuar Pakistanit 118 miliardë dollarë

Pjesëmarrja e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit i ka kushtuar 118 miliardë dollarë në 14 vjet, sipas një studimi të Bankës Qendrore pakistaneze, ekuivalent me një të tretën e PBB-së vjetore në këtë vend në zhvillim.

Banka e Shtetit të Pakistanit ka publikuar raportin vjetor, në të cilin thekson se dhuna ekstremiste i ka kushtuar vendin 118,3 miliardë dollarë humbje nga viti 2002 dhe 2016.

“Rritja ekonomike ashtu dhe zhvillimi në sektorin social janë prekur shumë nga incidentet lidhur me terrorizmin”, shkruan institucioni në raportin e tij.

Pakistani është goditur prej vitesh nga dhuna ekstremiste pasi u bë një aleat kyç i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, ndërmarrë pas atentateve të 11 shtatorit 2001, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU