Lufta kundër kancerit, Zvicra: Zgjidhja janë robotët

Disa shkencëtarë zviceranë janë duke krijuar disa robotë mikroskopikë, të cilët sipas tyre do të jenë e ardhmja e betejës së njeriut në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit.

Ata janë duke i dizenjuar këta robotë që do të kenë aftësinë të shkatërrojnë tumoret më të rrezikshme pa prekur qelizat e shëndetshme.

Ato do të jenë të pajisur gjithashtu me një program për aktivizimin e qelizave bazë përmes një injeksioni elektrik, një teknikë kjo e përdorur për riparimin e muskujve e shërimin e plagëve.

Mendohet se robotët në fjalë do kenë formë sferike dhe do jenë aq të vegjël saqë 1200 të tillë do zënë një hapësirë prej një pikseli.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU