LSI përgojon Presidentin francez Macron: Ka marrë 1 milion euro nga Rama për takimin!

Deri dje ishim bërë mëse të rëndomta akuzat e krerëve të LSI në adresë të ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri, duke i shpallur ata si të korruptuar, të lidhur me trafikun, të blerë nga krimi, etj. Reforma në Drejtësi ishte pika e vlimit për akuzat e LSI, e cila u detyrua të heqë maskën e integrimit, duke lëshuar akuza në adresë të personaliteteve të larta të politikës europiane dhe amerikane, në një nivel deri dhe të ulët etik.

Por sot LSI ka shlkuar shumë më larg se mund të mendohej. Një funksionar i lartë i kësaj partie dhe ish ministër i drejtësisë, i njohur gjerësisht si personazh tipik kundër Reformës në Drejtësi, ka përgojuar Presidentin francez Macron se ka marrë 1 milion euro nga Rama për ta takuar. Lidhja që ish ministri i LSI bën është tipike ‘ala shqiptare’ se meqë Macron dikur ka punuar te kompania Rotchild që do konsultojë qeverinë shqiptare për uljen e borxhit, atëhere edhe 1 milion eurot shkojnë për llogari të Presidentit francez Macron. Thënë thjeshtë, nëse ndjekim logjikën e LSI, Rama ka korruptuar Presidention francez Macron me 1 milion euro për ta takuar!

Ja si e komenton ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani takimin e Ramës me Presidentin Macron

REAGIMI I MANJANIT

1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!

Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!

Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…

Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…

Pas tenderit, bëhet takimi… Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë? Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…

A. Meta
javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU