LSI ashpërson sulmet ndaj ambasadorëve: Janë përfshirë në afera korruptive

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj thotë se është e zhgënjyer nga trupa diplomatike në Shqipëri që sipas saj, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri, ndërsa shtoi se ata kanë lidhje me afera korruptive.

Deklarata e Mehmetaj në emisionin “360 Gradë” në Ora News:

“Unë edhe si vajzë e re në politikë kam pësuar një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri, të cilët nga 2015-ta e këtej, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri.

Nuk kam për ta harruar presionin e ambasadorëve kundër deputetëve për të votuar reformën në drejtësi.

Ne që jemi dhe punojmë përditë me ta e ndjejmë presionin.

Ka dy prapavija, e para korrupsioni që bëhet i përbashkët.

Kanë dalë dhe do të dalin lidhjet e aferave korruptive të njerëzve të afërt të përfaqësive politike në Shqipëri.

E dyta, ka pasur një përpjekje e vazhdueshme që Shqipëria të ishte padrejtësi”, tha ajo./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU