LSDM: Gruevski nuk është më i rëndësishëm se kushtetuta, të mandatohet Zaev

Kushtetuta siguron zgjidhje shumë të qarta për daljen nga kriza politike aktuale duke u shprehur se presidenti Gjorge Ivanov duhet t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, deklaroi sot LSDM-ja.

“Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk është më i rëndësishëm se Kushtetuta dhe është e papranueshme dhe e palejueshme të nxitet ndarja në Maqedoni dhe të përdoret dhunë vetëm sepse qytetarët zgjodhën ndryshimin”, theksohet në deklaratën e LSDM të drejtuar nga Zaev.

“Është e palejueshme edhe nga ana e Ivnaovit, i cili vetëm për të shpëtuar Gruevskin shkel Kushtetutën. Nëse Ivanov dhe Gruevski me të vërtetë e duan Maqedoninë siç thonë, atëherë ata duhej ta respektonin Kushtetutën dhe të tërhiqeshin”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas saj, qytetarët në Maqedoni nuk duan zgjedhje të reja parlamentare, sepse ata tashmë e mbështetën konceptin një shoqëri për të gjithë, dëshirojnë të jetojnë së bashku, pa ndarje, në një shtet juridik i cili siguron jetë cilësore për të gjithë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU