Sot është dita e fundit e aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Të gjithë qytetarët që kanë ëndërr Amerikën, kanë vetëm pak kohë për të aplikuar.
Ashtu siç cështë njoftuar, aplikimet mbyllen sot më datë 22 nëntor në orën 17.00.
Aplikimet nisën më datë 18 Tetor 2017ndërsa rezultatet pritet të dalin në 15 Maj 2018.
Me gjithë kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për mbylljen e këtij programi, ende nuk ka një vendim. Trump nuk ka në dorë të mbyllë Lotarinë me një urdhër ekzekutiv, por për mbylljen e programit duhet të vendosë Kongresi./a.m.