Ambasada Amerikane në Tiranë vazhdon të bëjë promocion dhe të jape shpjegime për aplikantët e Lotarisë Amerikane për të gjithë ata qytetarë që kanë paqartësi.
Ambasada Amerikanë në Tiranë në një status të saj në faqen e saj në Facebook shprehet se “Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane por ende keni paqartësi? Nesër në mëngjes, ndiqni emisionin Wake Up në Top Channel, ku zyrtarë të Konsullatës Amerikane do të japin një intervistë të drejtpërdrejtë”.
“Ata do të shpjegojnë gjithçka që duhet të dini mbi Lotarinë Amerikane, si dhe do t’ju përgjigjen të gjitha pyetjeve më të shpeshta. Mos e humbisni!”, thuhet në faqen Facebook të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.