Lojtari i United tregon dramën: Për pak do më prisnin këmbën

U konsiderua si një konferencë e zakonshme për shtyp, përpara ndeshjes së radhës së përfaqësueses së Anglisë, por, futbollisti i Manchester United, Luke Shaw ka tronditur të gjithë botën e futbollit me rrëfimin e tij shokues.

Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” që është grumbulluar për angazhimet me kombëtaren e Anglisë ka rrëfyer një episod shumë të vështirë në karrierë, kur ka rrezikuar që t’i presin këmbën e djathtë vetëm tre vite më parë, në 2015 kur vuajti një frakturë të dyfishtë.

“Gjashtë muaj pas dëmtimit tim, që sikurse mund ta mbani mend ishte një frakturë e dyfishtë, doktorët më informuan se ekzistonte rreziku i amputacionit, apo sikurse thuhet ndryshe, prerjes së këmbës, për shkak të disa mpiksjeve në këmbë. Shenjat e qepjeve ndodhen ende të dukshme në këmbë.

Ishte e domosdoshme të nënshtrohesha operacioneve të tjera kirurgjike për të zhvendosur ato përqëndrime gjaku”, deklaroi futbollisti Luke Shaw.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU