Llogarit e “bosave” shqiptarë, për paratë e dërguara jashtë vendit, do vihen nën kontroll

Një sërë shtetesh do të shkëmbejnë një gamë të gjerë të informacionit mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e tyre dhe të pronësisë. Në një intervistë për SCAN, zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, shpjegon se bëhet fjalë për të dhënat financiare të jo rezidentëve në disa vende, duke bërë të të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. P rojektligji i Ministrisë së Financave do të ketë në fokus edhe llogaritë e e hapura nga biznesmenët apo politikanët shqiptarë jashtë vendit.

Zv. ministri i Financave sqaroi edhe iniciativën për ndërtimin e një regjistri për kompanitë offshore në vendin tonë. Këto iniciativa janë në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU