‘Lleshi’/ Ish- Presidenti Topi: E paprecedentë! Meta të bëjë transparencë

I ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin Open të drejtuar nga Eni Vasili, ish-Presidenti i vendit, Bamir Topi foli për precedentin e krijuar nga Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, duke thënë se Meta mund të ketë arsye që veproi në këtë mënyrë, por duhet t’i bëjë publike ato.

“Nëse kandidatura i plotëson detyrimet kushtetuese, atëherë unë do ta dekretoja. Në këtë rast Meta mund të ketë arsye, por ai duhet të bëjë transparencë”, tha Bamir Topi.

Por ndër të tjera, ai u shpreh se nuk ka pasur precedentë të tillë të mëparshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një rast.

“Nuk ka precedentë, por nuk e ka thënë askush që nuk do të ketë një rast. Jemi në kushtet e një errësire të transparencës. Çfarë ka ndodhur? Duhet një përgjigje”, tha Topi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU