Llalla pezullon prokurorin e ryshfetit 18 mijë euro, hetohet në gjendje të lirë

 

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të :korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në vijim të pamjeve të transmetuara në emisionin “Stop” në televizionin “Klan” mbrëmjen e së mërkurës.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18.000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që po vijojnë veprimet e nevojshme proceduriale nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimin për angazhimin e emisionit “Stop”, si edhe të medias në përgjithësi, për denoncimin e rasteve korruptive në sistemin e drejtësisë dhe brenda radhëve të Prokurorisë në veçanti.

Prokuroria e Përgjithshme nxit çdo medium dhe çdo qytetar që të denoncojë rastet e korrupsionit në drejtësi, duke dhënë në këtë mënyrë ndihmesën për përmirësimin e mëtejshëm të dhënies së drejtësisë në Shqipëri./a.m.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU